Gjergj Vyshka 27.03.2016 19:00
Partizani dje ka qenë në gjendjen më të katastrofike të mundshme, aq sa edhe ata tifozë të rinj të “Ultras Guerrils” janë larguar të pakënaqur, ndërsa Tirana është shkëputur që në fillim 0-18. 1-22, 2-27 dhe në fund të pjesës së parë shënohet rezultati 5-33, ku më së shumti pikët e të kuqve kanë ardhur nga gjuajtjet e lira.
Për t’u evidentuar ka qenë edhe një gabim teknik i dhënë nga Gokaj për Florian Ismetin që ka sjellë nervozizëm tek të kuqtë. Tirana mbështetur fort tek Lasku, që dje me 38 pikët e tij ka qenë i papërmbajtshëm, por dhe tek Vogli, ka fituar dhe pjesën e dytë 9-19 dhe në pushim ka qenë në kryesim prej 38 pikësh.
Epërsi që më pas, pavarësisht ndërrimeve të shumta tek Tirana, ka ardhur duke u rritur. Vetëm pjesa e tretë ka qenë e ekuilibruar, sepse Uruçi, Dervishi, Troja arrijnë të shënojnë. Më e bukura e pjesës së tretë ka qenë trepikëshi i Bardhit thuajse nga mesi i fushës.
Ndërsa në sekondat e fundit trepikëshi i Sukajt ka fiksuar fitoren me 51 pikë epërsi të Tiranës, e cila dje jo vetëm që ka luajtur me veten, por e ka bërë “përshesh” Partizanin, që ka kohë që i ka thënë lamtumirë nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Partizani – Tirana 50-101
(5-33, 9-19, 25-25, 11-24)
Partizani: Selimaj, Uruçi (18), Ismeti (8), Pylla (3), Divitaraj / Gozhdari, Troja (7), Xhunga, Laçi, Dervishi (8), Çela, Bardhi (6). Trajner: E. Ismeti
Tirana: Sukaj (5), Hysa, Hasani (16), Vogli (20), Lasku (38) / Mara (9), Vaqarri (8), Lilaj (5), Koko. Trajner: R. Avrami
Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), J. Gokaj (Shkodër), A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(26 mars 2016)
Teuta – Kamza Basket 64-68
Vllaznia – Flamurtari 78-55
Partizani – Tirana 50-101
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 15 13 2 1096-886 28
- Vllaznia 15 12 3 1057-913 27
- Tirana 15 11 4 1148-965 26
- Teuta 15 6 9 1110-1078 21
- Flamurtari 15 3 12 921-1186 18
- Partizani 15 0 15 887-1091 15