Gjergj Vyshka 11.03.2016 20:25
Federata Shqiptare e Basketbollit, por dhe presidenti Avni Ponari, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e kombëtares së Shqipërisë në një turne ndërkombëtar në Qipro.
Në këtë veprimtari do të jenë pjesëmarrës Qipro si skuadër pritëse, Holanda, Greqia dhe Estonia.
“Ne gjatë kësaj periudhe do të kemi grumbullime të kombëtares, por dhe ndeshje miqësore si brenda, ashtu dhe jashtë”, – ka thënë Ponari.
“Sepse vetëm kështu mund të kemi një përgatitje të plotë”, – ka shtuar Presidenti i FSHB-së.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka pranuar se janë duke u ngritur të gjitha strukturat në mënyrë që të jenë funksionale të gjitha ekipet kombëtare.
Eurobasket 2017
Grupi F
Kalendari i kombëtares së meshkujve:
31 gusht Gjeorgji – Shqipëri
3 shtator Shqipëri – Mali i Zi
7 shtator Sllovaki – Shqipëri
10 shtator Shqipëri – Gjeorgji
13 shtator Mali i Zi – Shqipëri
17 shtator Shqipëri – Sllovaki