AlbanianSport.com 26.10.2014 18:55
ASNN – Në prologun e Kategorisë së Parë, siç njihet ndryshe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Elbasani humbi në shtëpi ndaj Teutës 47-79, teksa Studenti e ka nisur mbarë me korçarët 65-51.
Në fakt, dueli i Elbasanit ka nisur më mirë për vendasit, të cilët e kanë fituar 10-minutëshin e parë, me shifrat 19-16, duke vijuar të shkojnë madje në pushim duke kryesuar me rezultatin 28-25, pasi pjesa e dytë u mbyll në barazim 9-9.
Por 20 minutat e dyta kanë qenë tërësisht për t’u harruar për djemtë e trajnerit Arben Xhyra, pasi Teuta ka shpërthyer në pjesën e tretë, ku praktikisht ka shënuar gjysmën e pikëve të saj në këtë ndeshje, pasi këtë 10-minutësh e ka fituar 35-16.
Kësaj epërsi prej 16 pikësh do t’i shtohen edhe 16 pikë të tjera në pjesën e katërt dhe të fundit, të cilën skuadra durrsake e trajnerit Abrazhda e fiton bindshëm, 19-3, dhe gjithë ndeshjen 79-47.
Kësisoj, pas javës së parë, Teuta ndan vendin e parë me Studentin, që ka fituar në kryeqytet ndaj Skënderbeut.
ELBASANI – TEUTA 47-79
(19-16, 9-9, 16-35, 3-19)
ELBASANI: Musta, Biçoku, B. Skëndaj, Mata, Koçiasi / Leka, I. Skëndaj, Isufi, Çarhoshi, Balliu, Guxha, Çela. Trajner: A. Xhyra
TEUTA: Shabani, Lleshi, Isufi, Legisi, Vasalegu / Pasha, Isaku, Berberi, Hyqmeti, Mirdita. Trajner: B. Abrazhda
GJYQTARË: G. Shaqiri, G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e parë
(25 tetor 2014)
Elbasani – Teuta 47-79
Studenti – Skënderbeu 65-51
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 1 1 0 79-47 2
- Studenti 1 1 0 65-51 2
- Skënderbeu 1 0 1 51-65 1
- Elbasani 1 0 1 47-79 1