AlbanianSport.com 22.11.2014 08:50
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur dje ndeshjen e tij të parë të 7-të dhe Apolonia është shpartalluar në Sallën Sportive të Bathores nga Kamza Basket, me rezultatin e thellë, 52-119.
Një fitore kjo me 67 pikë diferencë dhe Kamza Basket e ka tronditur kështu Apoloninë, në një ndeshje ku shenjat kanë qenë të qarta që nga fillimi, pasi skuadra e trajnerit Adem Muhametaj e ka fituar pjesën e parë me epërsinë 36-14.
Në pjesën e dytë, ku fierakët kanë shënuar sërish vetëm 14 pikë, kamzalinjtë mjaftohen me 25 dhe shkojnë në pushimin e madh në epërsi të padiskutueshme, 61-28. Edhe dy 10-minutëshat e fundit kanë qenë pak a shumë e njëjta histori.
Kamza Basket i fiton ato përkatësisht 33-14 dhe 25-10 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 119-52, ndërsa dy takimet e tjera të javës së 7-të, Vllaznia-Flamurtari dhe Tirana-Partizani, luhen sot.
Kamza Basket – Apolonia 119-52
(36-14, 25-14, 33-14, 25-10)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 7-të
(21-22 nëntor 2014)
Të premten:
Kamza Basket – Apolonia 119-52
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari
Tirana – Partizani
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 511-378 12
- Tirana 6 5 1 520-395 11
- Kamza Basket 7 3 4 508-378 10
- Partizani 6 4 2 386-368 10
- Flamurtari 6 1 5 392-477 7
- Apolonia 7 0 7 372-641 6