AlbanianSport.com 01.11.2014 08:50
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së saj të 3-të dhe shkodranët e Bledar Gjeçajt kanë fituar në sekondat e fundit në Kamëz, pas koshit të sllovenit Sarajlija, vetëm me një pikë diferencë
Me pak fjalë, ka qenë një fitore “alla NBA” e kuqebluve ndaj kampionëve të para dy sezoneve dhe skuadra e trajnerit Gjeçaj tashmë ruan kreun e renditjes me 6 pikë në 3 ndeshje. Dy ndeshjet e tjera të javës së 3-të luhen sot dhe Partizani pret në kryeqytet Flamurtarin, ndërsa po në kryeqytet, Apolonia ndeshet me Tiranën.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 3-të
(31 tetor-1 nëntor 2014)
Kamza Basket – Vllaznia 70-71
Partizani – Flamurtari (sot)
Tirana – Apolonia (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 3 3 0 233-194 6
- Tirana 2 2 0 154-103 4
- Kamza Basket 3 1 2 205-176 4
- Partizani 2 1 1 112-135 3
- Flamurtari 2 0 2 126-163 2
6. Apolonia 2 0 2 94-153 2