Gjergj Vyshka 15.09.2016 17:05
Kombëtarja kuqezi ka qenë e detyruar të luajë pa amerikanin Broudus, që i dëmtuar është ruajtur për ndeshjen me Sllovakinë, shumë e rëndësishme për Shqipërinë e koshit të meshkujve. Malazezët e kanë nisur me një epërsi të shpejtë 5-0, por koshat e Shimës dhe Hysenagollit na ka afruar në pjesën e parë deri në 5-4.
Madje përsëri Shima na ka nxjerrë në epërsi 5-6. Luhet pikë më pikë, përmbys Mali i Zi në 9-6, na afron Vogli në 9-8. Mirëpo me një rezultat të pjesshëm 9-0, Mali i Zi thellon në 18-8. Shënon Vogli dhe 18-10. Edhe një “sprint” tjetër i malazezëve, 7-0 dhe 25-10. Por Vogli realizon 3-pikëshin, ashtu dhe Shima e 26-16.
Në pjesën e dytë dhe të tretë kombëtarja kuqezi luan mirë. 20-11 e dyta dhe në total 46-27. 24-18 e treta dhe 70-45 për Malin e Zi, ndonëse në këtë pjesë ka pasur dhe një epërsi të pjesshme 14-0 për vendësit, që janë shkëputur 60-27. E vetëm pas kësaj vjen reagimi i kuqezinjve, gjithnjë me në krye Shimën, që është shënuesi më i mirë i ekipit.
Por vetëm kaq në të katërtën Mali i Zi ka fituar 24-11 dhe në fund 94-56 për vendësit e Tanjeviçit, që kështu janë me një këmbë në finalet e Evropianit 2017. Ne na mbetet vetëm fitorja me Sllovakinë…
Mali i Zi – Shqipëri 94-56
(26-16, 20-11, 24-18, 24-11)
Mali i Zi: Mihajloviç (13), Ned’hem (7), Gjurisiç (11), Dasiç (6), Vuçeviç (12)/Pavliçeviç (9), Radonçiç (9), Nikoliç (5), Dubljeviç (10), Maras (4), Vranjes (8). Trajner: B. Tanjeviç.
Shqipëria: Taflaj, Dusha (2), Hysenagolli (7), Shima (24), Shestani (8) / Vogli (10), Lasku (5), Gjyzeli, Topalli, Kola, Deda. Trajner: A. Kostantinides
Gjyqtarë: K. Paterniko (Itali), M. Horozov (Bullgari), B. Van Sloten (Holandë)