Gjergj Vyshka 20.10.2016 15:15
KB Bashkimi është mposhtur nga Kumanova në Ligën Ballkanike të Basketboll për Meshkuj, me rezultatin e ngushtë, 83-86.
Kumanova ka qenë dominuese gjatë tërë kohës, por në pjesën e fundit Bashkimi u mundua të kthehej në lojë, por pa sukses.
Ndërkohë që kjo është humbja e dytë për skuadrën e Prizrenit, Trepça e Mitrovicës është kthyer tek suksesi, pasi ka fituar me dy pikë diferencë, 82-80 ndaj Karpos Sokolit 2000.
Kësisoj tre skuadra kosovare janë mundur në Ligën Ballkanike dhe në Evropë e ka fituar vetëm Trepça.