AlbanianSport.com 19/04/2018 10:05
ASNN – Vllaznia siguron qëndrimin në elitën e basketbollit shqiptar për meshkuj, kurse Flamurtari do të vazhdojë të luajë në grupin B. Vlonjatët nuk kanë mundur dot të rivalizojnë përballë skuadrës shkodrane kjo në të dyja ndeshjet.
E kjo edhe për shkak të skuadrës mjaft të re në moshë, pranuar ky fakt edhe nga trajneri Birçe. Vllaznia ka fituar thellë në takimin e parë në Shkodër duke përsëritur veten edhe në ndeshjen e dytë, ndërsa kështu siguron qëndrimin.
Flamurtari nuk ka mundur t’i bëjë dot ballë, ndërsa edhe vetë trajneri vlonjat ka pranuar se është luajtur thuajse me basketbollistët e rinj. E duket se ka qenë si një ndeshje miqësore, ndërsa Flamurtari ende nuk ka një skuadër për t’u ngjitur në elitën e basketbollit shqiptar.
Megjithatë sezoni i Flamurtarit konsiderohet pozitiv, ndërsa u rendit i dyti në Kategorinë e Parë, apo grupi B. Vllaznia ka pasur më tepër eksperiencë, ndërsa është pranuar dhe nga vlonjatët. Referuar ndeshjes, Vllaznia ka dominuar dhe ka fituar 49-89.
Flamurtari – Vllaznia 49-89 (0-2)
(10-18, 23-28, 8-23, 8-20)
Flamurtari: Lilaj, Liçaj, Sotiri, Zanaj, Nuredini, Toska, Çomo, Qanaj, Golemi. Trajner: V. Birçaj
Vllaznia: Faslija, Bekteshi, Shaqiri, Ndoja, Bërdica, Arra, Bitri, D. Lekndreaj, Rakaj. Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: E. Allaraj, E. Gjoni (Tiranë)