Gjergj Vyshka 30.10.2016 15:45
Tirana në basketboll për meshkuj, që për shkak të rikonstruksionit të Sallës Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, është detyruar të luajë në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ia ka dalë mes tensionesh ndaj Teutës. Faktet flasin vetë, ndërsa janë katër gabime teknike të dhëna nga gjyqtarët ndërkombëtarë, Gentian Cici dhe Erion Hoxhaj, si dhe gjyqtari i kategorisë së parë, Hans Trajer.
Kështu, në kampin bardheblu, për shkak të një proteste të Red Voglit e ka pësuar stoli dhe trajneri i Tiranës, Sllobodan Petrovski. Por më pas dhe Endrit Hysenagolli. E, në anën tjetër, e pësojnë Robert Shestani dhe stoli i Teutës, së bashku me trajnerin malazez Nikola Milatoviç. Tirana, në fakt, edhe për shkak të dëmtimeve të pësuara në ndeshjen e Ligës Ballkanike, ndaj Sutjeskës së Nikshiqit ka qenë pa Laskun e Voglin.
E megjithatë me amerikanët Rame e Xhonson, apo dhe me Karajn e Hysenagollin, ia ka dalë të jetë fituese në pjesën e parë 18-13. Kundërpërgjigjen durrsakët në të dytën, teksa e fitojnë atë 15-22 dhe, në pushim, janë ata që shkojnë në epërsi, me shifrat 33-35. Momentet e gabimeve teknike nervozojnë Teutën dhe përfiton Tirana, që ka fituar 24-16 dhe në total 57-51.
Janë përpjekur “Djemtë e detit”, që kanë fituar të katërtën 17-23, por kjo nuk mjafton, pasi në fund është përsëri Tirana fituese 74-64.
Tirana – Teuta 74-64
(18-13, 15-22, 24-16, 17-23)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 3-të
(29 tetor 2016)
Vllaznia – Ardhmëria Basket 70-62
Tirana – Teuta 74-64
Flamurtari – Kamza Basket 60-80
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 3 3 0 242-195 6
- Vllaznia 3 2 1 241-188 5
- Teuta 3 2 1 225-206 5
- Ardhmëria Basket 3 1 2 204-174 4
- Kamza Basket 3 1 2 211-234 4
- Flamurtari 3 0 3 135-261 3