Basketboll – Meshkuj / Mbyllet faza e parë, përvijohet faza çerekfinale

Share Button

Gjergj Vyshka 27.01.2017 15:15

Sutjeksa e Nikshiçit është kualifikuar në grupin B për në turin e dytë të Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj edhe duke u mundur në fushën e vet nga Trepça e Mitrovicës 78-80 (23-27, 16-25, 23-17, 16-11). E në këto kushte Sutjeska është ngjitur në vendin e 3-të dhe, së bashku me Pejën, MKK Feni Industries dhe Karposh Sokolin janë të kualifikuar për në turin tjetër.

Kurse Trepça e Mitrovicës, e cila ka marrë fitoren e 4-t në Ligën Ballkanike, e ka zhytur Tiranën në vendin e fundit, ndërsa për bardheblutë nuk ishte menduar një mbyllje kështu. Ndërkohë është bërë dhe ndarja e skuadrave për turin e ardhshëm, që nis menjëherë, më 31 janar 2017. Në grupin C janë Beroe Stara-Zagora, Sutjeska e Nikshiçit, Kozhuvi dhe MKK Feni Industries.

Kurse në grupin D janë Peja, Kumanovo 2009, Teodo dhe Karposh Sokoli. Tashmë skuadrat që kanë qenë në të njëjtin grup nuk do të luajnë më, ndërsa njihen rezultatet e turit të parë të tilla si: Kozhuv-Beroe Stara-Zagora 80-86, Sutjeska-MKK Feni Industries 79-71, Beroe Stara-Zagora-Kozhuv 91-85, MKK Feni Industries-Sutjeska 80-55, Kumanovo 2009-Teodo 78-75, Peja-Karposh Sokoli 2000, 90-64, Teodo-Kumanovo 2009, 65-73 dhe Karposh Sokoli 2000-Peja 82-75.

Pra gjithçka nis me pikët e marra në grup. Kështu Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj tashmë ka hyrë në fazën e saj më intensive, sepse luhet për fitimin e trofeut. E keqja është se Shqipëria s’pati shansin për një skuadër në turin e dytë, kurse Kosova, nga katër skuadra, mbeti vetëm me Pejën, ndërsa dominuese është Maqedonia dhe Mali i Zi, e si për “farë”, nga Bullgaria, Beroe-Stara-Zagora.

 

Liga Ballkanike (BIBL 2016)

Basketboll – Meshkuj

 

Grupi B

 

Java e 10-të

(25-26 janar 2017)

 

Të mërkurën:

Peja – Tirana                                                            96-72

Karpos Sokoli – MKK Feni Industries      79-63

 

Të enjten:

Sutjeska Nikshiç – Trepça Mitrovicë          78-80

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Pp-Pp             Pikë

  1. Peja                                        10        7          3          766-673         17
  2. MKK Feni Industries           10        6          4          749-697         16
  3. Sutjeska Nikshiç                  10        5          5          761-726         15
  4. Karposh Sokoli                     10        5          5          779-810         15
  5. Trepça Mitrovicë                   10        4          6          639-685         14
  6. Tirana                                     10        3          7          695-807         13

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh