AlbanianSport.com 03.12.2014 07:50
ASNN – Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka luajtur dje 3 nga 4 takimet e saj të çerekfinaleve, ndërsa takimi i fundit, ai midis Tiranës dhe Studentit, do të luhet sonte, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke nisur nga ora 17:00.
Në Shkodër, Vllaznia e ka thelluar epërsinë deri në 82-51. Mirëpo pjesa e fundit është fituar nga miqtë, të cilët kanë ngushtuar deri në 100-83 për kuqeblutë, që kështu si fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë janë triumfues dhe të ndeshjes me Elbasanin.
Kamza Basket e ka kthyer ndeshjen e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin në një seancë stërvitore. Rezultati flet vetë, teksa skuadra e Adem Muhametajt ka fituar me një diferencë prej 43 pikësh, 79-36.
Ndërsa Partizani është gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, por dje ka vuajtur në një masë shumë të madhe nënvlerësimin ndaj skuadrës fierake e drejtuar nga Darian Adhamidhin. Të kuqtë e Elvis Ismetit vetëm në sekondat e fundit të pjesës së katërt e siguruan fitoren 76-71.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Vllaznia – Elbasani 100-83
Kamza Basket – Flamurtari 79-36
Partizani – Apolonia 76-71
3 dhjetor:
Tirana – Studenti (17:00)