Gjergj Vyshka 02.03.2017 08:45
Liga Ballkanike tashmë i ka dhënë fund ndeshjeve të fazës së dytë, ndërsa Beroe Stara-Zagora dhe Kumanovo 2009, si kryesuese të grupit C dhe D, janë gjysmëfinalistë direkt.
Ndërkohë MKK Feni Industries, Kozhuvi, Peja e Teodo do të bëjnë një përballje vajtje-ardhje me njëri-tjetrin me eliminim sipas çifteve MKK Feni Industries-Teodo dhe Peja-Kozhuvi, atje ku më pas do të dalin gjysmëfinalistët e tjerë.
Ndërkohë dje në Pejë në Pallatin e Sportit “Karagaqi”, atje ku skuadra vendëse ka fituar 75-70 me Teodon (27-14, 27-18, 7-19, 14-19), kanë qenë Ervin Koçi si gjyqtar i dytë, që ka gjykuar ndeshjen e tij të 13-të në Ligën Ballkanike, dhe Erjon Hoxhaj si gjyqtar i tretë, i cili ka gjykuar ndeshjet e tij të 7-të.
Por, për herë të parë këtë sezon në Ligën Ballkanike ka qenë vëzhgues dhe ndërkombëtari Stavri Bello. Dhe gjyqtari tjetër në këtë ndeshje ishte boshnjaku Haris Bijediç.
Përfundimisht Liga Ballkanike ka qenë dje për gjyqtarët Ervin Koçi dhe Erjon Hoxhaj e vëzhguesin ndërkombëtar, gjithnjë një vlerë e shtuar për basketbollin shqiptar, Stavri Bello.