Gjergj Vyshka 08.03.2017 11:35
Kanë nisur ndeshjet e turit çerekfinal të Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj dhe në “Kavadarci” të Jasminit, MKK Feni Industries ka mundur Teodon e Malit të Zi, me shifrat 100-97 (21-17, 32-26, 19-22, 28-32).
Dhe kjo ndeshje ka qenë edhe për gjyqtarin ndërkombëtar shqiptar, Ervin Koçi, i cili ka firmosur takimin e tij të 13-të në Ligën Ballkanike për sezonin 2016-2017. Koçi ka qenë gjyqtar i tretë.
Kurse gjyqtar kryesor ishte bullgari Vladimir Cekov dhe i dytë bullgari tjetër, Iskren Manolov. E vëzhgues ndërkombëtar, tashmë për herë të dytë në Ligën Ballkanike, ishte Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello.
Një javë më parë, ai ka qenë vëzhgues tek ndeshja Peja-Teodo 75-70. Dhe në tërësinë e vet, Koçi gjyqtar dhe Bello vëzhgues ishin vlerë e shtuan dhe mbeten të tillë në arenën ndërkombëtare për basketbollin shqiptar.