AlbanianSport.com 27/09/2018 20:30
ASNN – Është hedhur ditët e fundit shorti i edicionit të 11-të të Ligës Ballkanike për meshkuj në basketboll (BIBL), veprimtari ku do të debutojë skuadra e Teutës, ndërsa Tirana, kampione në fuqi, u tërhoq për arsye financiare. Në këtë edicion do të marrin pjesë vetëm 6 skuadra, një numër i ulët krahasuar me edicionet e fundit.
Përveç skuadrës durrsake janë edhe dy ekipet bullgare, Akademik Bulteksi dhe BC Beroe e Starazagorës, dy skuadra kosovare, Bashkimi i Prizrenit dhe Prishtina, si dhe maqedonasit e Kozhuvit. Do të luhet me sistem vajtje-ardhje, duke nisur nga data 16 tetor, kur Teuta do të luajë ndeshjen e saj të parë, atë ndaj Akademik në Durrës.
Sipas drejtuesve të BIBL-së, pas 10 tureve, 4 skuadrat e para do të luajnë mes tyre në gjysmëfinalet e këtij turneu ballkanik (edhe ato janë me sistem vajtje-ardhje). Dy fituesit do të luajnë në prill në finalet e Ligës Ballkanike, ku “kampione” do të shpallet skuadra që fiton 2 nga 3 ndeshjet finale.
Liga Ballkanike 2018-2019
Basketboll – Meshkuj
Kalendari i Teutës:
16 tetor 2018:
Teuta – Akademik Bulteks
23 tetor 2018:
Teuta – Bashkimi i Prizrenit
7 nëntor 2018:
Kozhuv – Teuta
13 nëntor 2018:
Teuta – Prishtina
18 dhjetor 2018:
BC Beroe – Teuta
20 dhjetor 2018:
Akademik Bulteks – Teuta
16 janar 2019:
Bashkimi – Teuta
22 janar 2019:
Teuta – Kozhuv
6 shkurt 2019:
Prishtina – Teuta
13 shkurt 2019:
Teuta – BC Beroe