AlbanianSport.com 18.02.2016 11:10
ASNN – Surpriza ka ndodhur dje në mbrëmje në “Qazim Dervishi” të Shkodrës, bardheblutë e trajnerit Roland Avrami kanë qenë më të fortë se kuqeblutë e homologut Bledar Gjeçajt. Sot, në ora 18:00 akti final i trofeut të dytë kombëtar.
Kështu, Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka dhënë surprizën më të madhe të saj, ndërsa në Shkodër, Tirana ka mundur në gjysmëfinale skuadrën vendëse dhe fituesen në fuqi, Vllazninë.
Një humbje e papritur dhe e paparashikuar për kuqeblutë, të cilët ashtu sikurse vitet e kaluara ishin përgatitur për surprizë. Nëse në gjysmëfinalen e parë, Kamza Basket-Partizani, të besuarit e Adem Muhametajt kanë mbaruar punë shpejt e shpejt, në gjysmëfinalen e dytë mes Vllaznisë e Tiranës ka pasur luftë sportive dhe shumë emocione.
E në fund, duke i shokuar vendësit, bardheblutë kaluan me plot meritë në finale.