Gjergj Vyshka 08.09.2016 12:40
Kosova e ka humbur dhe ndeshjen e tretë Eliminatore për Kampionatin Evropian 2017, ndërsa dje pasdite është mundur në Botevgrad nga Bullgaria, me rezultatin 84-105. Në fund të dy pjesëve të para është shënuar rezultati 40-40.
Të parën e ka fituar Kosova, 22-25, kurse të dytën Bullgaria 25-15 dhe në total barazim. Bullgarët kanë shpërthyer në pjesën e tretë 32-16 dhe në total 72-56. Sikurse ka bërë dhe në të katërtën, 33-28 dhe në total 105-84.
Lojtari më i mirë i Kosovës ka qenë “importi” amerikan Xhastin Dëllman, i cili ka realizuar 16 pikë, ka 7 kapje topash në tabelë, 4 pasime për kosh dhe një saktësi +20. E megjithatë Kosova e ka mbyllur gjysmën e parë të Eliminatore të Evropianit me humbje (113-68 me Slloveninë, 70-63 me Ukrainën dhe 104-85 me Bullgarinë).