AlbanianSport.com 08.09.2016 21:50
ASNN – “Kemi marrë një humbje të pamerituar, por që na ka dhënë një shenjë që në ndeshjen e 17 shtatorit në Tiranë duhet të jemi ne fituesit, – ka deklaruar trajneri i Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Antonis Kostantinides, duke folur në konferencën për shtyp pas humbjes 60-69 me Sllovakinë. – Kemi bërë gabime prej të cilave ka përfituar kundërshtari.”
“Nuk mund të komentoj vendimet e gjyqtarët, por vendimet e njërit prej tyre, më të shkurtrit (kroati Radojkoviç) m’u duken të dyshimta, – ka vijuar qiprioti i stolit kuqezi të koshit. – Dhe kjo nuk është normale në një ndeshje mes skuadrash të të njëjtit nivel. Sidoqoftë, për mua ka shenja pozitive, të cilat do të mundohemi t’i demostrojmë në ndeshjet në vazhdim.”
Ndërsa homologu i tij, trajneri i Sllovakisë, Ivan Rudez, duke folur pas ndeshjes, shprehu çlirimin për këtë fitore të vështirë. “Sllovenia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia janë kundërshtarët më të vështirë të këtyre Eliminatoreve, – ka deklaruar ai. – E për rrjedhojë janë pretendentë për të shkuar në Evropian. Sikur të mos mjaftonin të gjitha, ne kemi në grup edhe Gjeorgjinë, edhe Malin e Zi.”
“E megjithatë ne jemi në fillimet e një projekti për ndërtimin e një skuadre ambicioze, – ka vijuar kroati i stolit sllovak të koshit. – Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi pasur dhe një dhuratë nga gabimet e kundërshtarit. E rëndësishme se ditëm të ktheheshim tek sukseset.”