Basketboll – Meshkuj / Koleka: Tirana, gjithçka për ndeshjen me Karposhin

Share Button

Gjergj Vyshka 16.01.2017 16:05

Tirana që nga 2 janari 2017 ka dalë në stërvitje dhe, siç konfirmon dhe i përgjithshëm i bardhebluve, Anxhelo Koleka, të gjithë lojtarët janë në gatishmëri të plotë të trajnerit Nikola Milatoviç. “Edhe Vogli është gati për t’iu bashkuar skuadrës, – ka thënë ai. – Për fatin e mirë, nisur dhe nga rikonstruksioni që pësoi salla sportive “Farie Hoti”, kushtet e stërvitjes kanë qenë optimale. Nuk them shumë ngrohtë, por të paktën normale për një stërvitje krahasuar me sallat e tjera.”

“Dhe ne mendojmë se skuadra do të japi më të mirën, – shpjegon Koleka, i cili kërkon nga skuadra të bëjë ato ndeshje të mira të fituara ndaj Trepçës së Mitrovicës dhe Pejës. – Tirana të jetë vetvetja, kjo është thelbësore për ne, sepse, si ndaj MKK Feni Industries, ashtu dhe Sutjeskës së Nikshiçit, që i humbëm në “Fahrie Hoti”, nuk kemi qenë vetvetja. Publiku mund të jetë një presion shtesë për skuadrën, por janë të gjithë lojtarë që e mbajnë presionin dhe mendoj se do të jetë më mirë për ta.”

Koleka nuk ka dëshirë të komentojë vendimet e Ligës Ballkanike, që i dha një pikë Trepçës së Mitrovicës, e cila e humbi në “tavolinë” 0-20 ndeshjen me Pejën për shkak të incidenteve në fushë. “Ne të shohim ndeshjen tonë, – ka këmbëngulur administratori bardheblu. – Të fitojmë ndaj Karposhit, në të kundërt asgjë nuk ka vlerë. Kështu që nuk kemi pse të komentojmë vendimet e Ligës Ballkanike. Jemi përgatitur fort për këtë ndeshje dhe shpresojmë ta nxjerrim me sukses”, ka përfunduar Koleka.

3 fitore ka arritur Tirana në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj këtë sezon, teksa ka mundur dy herë, në shtëpi dhe në fushë të huaj, Trepçën e Mitrovicës, 78-66 dhe 74-68, si dhe Pejën në kryeqytet, 76-73. E po kështu ka pësuar dhe 5 humbje në 8 ndeshje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh