Gjergj Vyshka 13.01.2017 07:05
Klein Strazimiri është blerja e parë e Tiranës në basketboll për meshkuj në merkaton e dimrit. Lojtari i Teutës, që deri sezone më parë ka qenë edhe pjesë e Kamza Basket, është konsideruar si një basketbollist në formë që e ka ndihmuar skuadrën durrsake të shkonte deri në finale sezonin e kaluar.
Ndaj dhe Tirana e ka marrë, aq më tepër që është një tifoz i bardheblu dhe është rritur në atë skuadër. E kthimi i tij në “Shtëpinë e kampionëve” s’është i rastësishëm. Një basketbollist që Milatoviç e njeh mirë dhe që do t’i shërbejë së ardhmes së projektit të Tiranës.
Kësisoj me Karajn, Shimën, Hysenagollin, amerikanët Xhonson e Rame, malazezin Gavraniç e maqedonasit Petrovski (të tre s’janë më pjesë e skuadrës), me Strazimirin arrin në tetë numri i blerjeve për Tiranën në sezonin 2016-2017. Që do të thotë se kërkohet jo vetëm kalimi në turin e dytë të Ligës Ballkanike, por dhe titulli “kampion” e Superkupa.