Gjergj Vyshka 14.06.2016 18:35
Kevin Dillard, amerikani që luan në Belgjikë, mund të jetë një mundësi “importi” për kombëtaren e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga qiprioti Antonis Konstatinidis.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, kontaktet kanë nisur, por ende nuk ka gjë konkrete.
Në grupin eliminator të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Meshkuj, Shqipëria do të jetë përballë Gjeorgjisë, Sllovakisë dhe Malit të Zi dhe ndeshjet luhen midis periudhës 31 gusht-17 shtator 2016.