ASNN – Në ndeshjen e vetme të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Kamza Basket mposhti lehtësisht Apoloninë në fushën e kësaj të fundit, në shifrat 72-37. Pjesa e parë filloi e baraspeshuar, me fierakët që luftuan, duke i lejuar vetëm 6 pikë epërsi miqve, 7-13.
Më pas kamzalinjtë nisin shkëputjen dhe e mbyllin pjesën e dytë 24-10 dhe gjysmën e parë të ndeshjes bindshëm në kryesim 37-17. Më pas te kamzalinjtë ra në sy loja e mirë e dyshes Daliu-Karaj dhe, ndonëse Apolonia e fitoi pjesën e tretë 18-17, miqtë shpërthyen në të 4-tën, duke e fituar atë thellë 18-2 dhe gjithë takimin 72-37.
Në fakt, Superliga e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj i ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së dytë të tij dhe Tirana e ka bërë të vetin derbin me Partizanin, që është luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Tirana ka fituar pjesën e parë 19-14.
Në të dytën, rezultati nis të thellohet gjithnjë e më shumë. Tirana fiton 25-12 dhe në dhomat e zhveshjes shkon me avantazhin prej 18 pikësh diferencë, 44-26. Bardheblutë i kanë vënë vulën e suksesit në pjesën e katërt, teksa e kanë fituar 4-15 dhe të gjithë ndeshjen 72-44.
Ndërkaq, Vllaznia e ka luajtur dje ndeshjen e saj të javës së dytë, ndërsa të martën, për Ligën Ballkanike, do të ketë përballë Molnarin e Tivarit. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund prej Vllaznisë, e cila në përfundim të dy pjesëve të para ka kryesuar 31-41.
Më pas nuk ka lëshuar në dy të tjerat dhe në përfundim ka fituar 67-81, duke arritur kështu fitoren e dytë të kampionatit. Pas dy javëve të para, Tirana dhe Vllaznia kryesojnë renditjen me nga 4 pikë secila, të ndjekura nga Kamza Basket dhe Partizani, që kanë nga një pikë më pak, dhe Flamurtari e Apolonia, me nga 2 pikë secila.
Apolonia – Kamza Basket 37-72
(7-13, 10-24,18-17, 2-18)
APOLONIA: Alimemaj, Prifti, E. Ajdhoni, R. Ajdhoni, Ademi, Latifi, Tegu, Lekndreaj, V. Ajdhoni, Bushati. Trajner: D. Adhamidhi
KAMZA BASKET: Muhametaj, Shestani, Daliu, Karaj, Birçaj, Ndreko, F. Gjoka, E. Gjoka, Qehajaj, Hoxha, Damo. Trajner: A. Muhametaj.
GJYQTARË: E. Koçi, E. Allaraj, E. Tiko
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e dytë
(24-25 tetor 2014)
Partizani – Tirana 44-72
Flamurtari – Vllaznia 67-81
Apolonia – Kamza Basket 37-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1. Tirana 2 2 0 154-103 4
2. Vllaznia 2 2 0 162-124 4
3. Kamza Basket 2 1 1 135-105 3
4. Partizani 2 1 1 112-135 3
5. Flamurtari 2 0 2 126-163 2
6. Apolonia 2 0 2 94-153 2