Gjergj Vyshka 08.12.2016 17:05
Kamza Basket është rikthyer tek fitorja, ndërsa nuk ka pasur surpriza ndaj Flamurtarit në takimin që ka ngritur siparin e nivelit më të lartë të Kampionati Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Një ndeshje e luajtur shpejt e shpejt dje dhe që, në përfundim, ka dhënë shifrat 98-65 për vendasit. 21-9 ka qenë pjesa e parë, 28-11 e dyta, 22-3 e treta dhe 27-42 e fundit dhe në përfundim 98-65 për Kamza Basket.
Duhet theksuar se skuadra e trajnerit Adem Muhametaj tashmë ka humbur dhe Juli Hamatin, i cili është bërë së fundmi pjesë e Vllaznisë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 8-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Kamza Basket – Flamurtari 98-65
Të premten:
Ardhmëria Basket – Vllaznia ora 19:00
Të shtunën:
Teuta – Tirana nesër, ora 19:00
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 7 7 0 632-474 14
- Teuta 7 5 2 539-436 12
- Kamza Basket 8 4 4 634-621 12
- Vllaznia 7 4 3 519-496 11
- Ardhmëria Basket 7 2 5 464-445 9
- Flamurtari 8 0 8 410-727 9