Gjergj Vyshka 10.10.2015 18:05
Kamza Basket e Adem Muhametajt, e mbështetur fort tek Karaj e Daliu, teksa ky i fundit ka shënuar dhe nga mesi i fushës, ka arritur të përmbysë Tiranën.
Pas një pjese të parë të fituar nga Kamza Basket, 15-11, Tirana rregullon diçka në lojën e vet dhe e dyta është barazim 21-21.
Në total është 36-32 në pushim të ndeshjes për Kamza Basket. Ndërkohë e treta është për Tiranën, e cila ka fituar 22-25, ndërsa është afruar me një pikë diferencë, 58-57.
E fundi s’ka më dallime. Kamza Basket bën lojën e saj më të bukur dhe duke fituar me diferencë prej 22 pikësh arrin të mbyll ndeshjen me një rezultat bindshëm, 88-65.
Kamza Basket – Tirana 88-65
(15-11, 21-21, 22-25, 30-8)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Vllaznia 59-70
Kamza Basket – Tirana 88-65
Të shtunën:
Teuta – Flamurtari ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 2 2 0 140-119 4
- Kamza Basket 2 1 1 148-135 3
- Tirana 2 1 1 145-162 3
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Partizani 2 0 2 126-149 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1