Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, zbuloi edhe atë që kishte ndryshuar në lojën e kuqebluve. “Ekipi zhvilloi një lojë shumë të mirë në të gjitha drejtimet, si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm, – tha ai. – Dhe them që kemi bërë hapin e dytë pozitiv dhe jemi shumë afër fitimit të titullit.”
“Nga ndeshja paraardhëse ka ndryshuar mënyra e të luajturit, sidomos sulmi, i cili kishte edhe në një farë mënyre presionin e publikut, – ka vijuar trajneri shkodran. – Por ndryshimi ka ardhur dhe nga malazezi Xhokoviç, i cili është kthyer nga prova e tij në Kinë.”
“Absolutisht nuk është mbyllur me sot fitorja e titullit, pasi kemi edhe një tjetër beteje të radhës në Durrës të mërkurën e ardhshme, – pohuar Gjeçaj. – Duhet thënë pranuar se atje është një ambient i vështirë me publikun vendës, por ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë për ta fituar edhe atë ballafaqim dhe titullin.”
“Edhe pse kemi edhe një mundësi tjetër për ta bërë një gjë të tillë në Shkodër në ndeshjen e pestë, dëshirojmë ta siglojmë fitoren e titullit në “Ramazan Njala” të qytetit bregdetar dhe pastaj festën e madhe të trofeut vijmë ta bëjmë në pedonalen e Shkodrës, siç e kemi bërë edhe vitin e kaluar”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë.