Basketboll – Meshkuj / Gerti Shima: Kishte ardhur momenti i kthimit

Share Button

basketboll-meshkuj-tirana-shima-hysenagolli-karaj-2016

Gjergj Vyshka 12.11.2016 10:05

Kapiteni i kombëtares kuqezi merr numrin 15-të tek Tirana, ndërsa është i bindur se kjo skuadër do të bëjë mirë jo vetëm në Ligën Ballkanike, por dhe do të marrë të gjitha trofetë kombëtar. Tirana në basketboll për femra dje në mëngjes, në zyrat e saj tek salla sportive “Farie Hoti”, ka prezantuar blerjen e saj më të re. “Erdhi momenti për t’u kthyer tek Tirana”. Kështu do ta niste deklaratën e tij Gerti Shima, ndërsa i është përgjigjur interesimit të gazetarëve shqiptar tashmë si bardheblu.

“Më bëri kurioz projekti i Tiranës dhe pjesëmarrja e saj në Ligën Ballkanike, – ka vijuar ai. – Nuk ishte e lehtë të mbyllje çdo gjë me SIGAL Prishtinën, sepse kishte dhe një klauzolë kontrata. Por nuk mund t’i thoje “jo” këtij projekti, sepse ishte një erë e re për Tiranën, e cila nisi me fitore në Ligën Ballkanike. Që nga koha kur kam ikur unë Tirana nuk ka marrë asnjë titull. Dhe unë pretendoj që me të gjithë lojtarët që jemi këtu, apo dhe përforcime të tjera ta kthejmë Tiranën tek trofetë.

“Po kështu, të bëjmë më të mirën në Ligën Ballkanike”, ka theksuar Shima, i cili, më pas ka vlerësuar se ishte momenti i duhur asokohe për t’u larguar në Kosovë, edhe pse ishte një basketboll i një niveli më të lartë dhe profesionist në vendin tonë. “Është e vërtetë që duhen dhe fitoret në fushë të huaj, – tha shtatlarti. – Megjithatë duhet eksperiencë në arenën ndërkombëtare, megjithëse ne jemi paraqitur një ekip dinjitoz.”

“Mos harroni që Karposh Sokoli 2000, për shembull, është dhe në Ligën e Adriatikut. E megjithatë ne dhe mund të fitonim atje, ndërsa na kanë munguar lojtarë si Lasku e Vogli. Por shpresojmë që në ndeshjet në shtëpi të bëjmë më të mirën. Nuk është hera e parë që përplasem me ish-skuadrat e mia”, – ka përfunduar Shima, i cili ka vlerësuar si pretendente për titull “kampion” Vllazninë, por pa anashkaluar Teutën dhe Kamza Basket. E Shima debuton në kampionatin shqiptar sot ndaj Flamurtarit në Vlorë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh