Kuqeblutë e koshit kanë kaluar pa as më të voglin problem Flamurtarin e Vlorës, skuadër të cilën e mundën me një rezultat të thellë në përballjen e mbrëshme të luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Përpos pjesës së parë, të cilën e fituan miqtë me një pikë diference, 15-16, të gjitha pjesët e tjera kanë folur në favor të vendasve. Pasi e fituan pjesën e dytë 25-18 dhe në tërësi 20-minutëshin e gjysmës së parë e kanë kryesuar me rezultatin 40-34.
Dhe duke fituar edhe dy pjesët e tjera, 20-18 dhe 20-14, e kanë mbyllur ndeshjen 80-55. Kjo fitore e mban skuadrën kuqeblu sërishmi në krye të tabelës së renditjes, me pikë të barabarta me rivalet e saj, Kamza Basketin dhe Tiranën.
Vllaznia – Flamurtari 80-55
(15-16, 25-18, 20-17, 20-4)
Vllaznia: Berdica, Ndoja, Faslia, Taraboshi, Rrashketa / Shabani, Tinaj, Shaqiri, Arra, Do. Lekndreaj, Selimi, Da. Lekndreaj. Trajner: Bledar Gjeçaj
Flamurtari: Kollovi, Todi, Gani, M. Nino, Nuredini / Kaso, E. Nino, Sotiri, Toska, Beko, Dede. Trajner: Vladimir Birçaj
Gjyqtarë: Gentian Cici, Andi Bejko, Mikel Majko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(6-7 nëntor 2015)
Të premten:
Partizani – Tirana 51-78
Të shtunën:
Teuta – Kamza Basket 75-91
Vllaznia – Flamurtari 70-55
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 5 4 1 401-298 9
- Vllaznia 5 4 1 366-318 9
- Tirana 5 4 1 381-342 9
- Teuta 5 2 3 376-379 7
- Flamurtari 5 1 4 306-392 6
- Partizani 5 0 5 281-385 5