AlbanianSport.com 21/12/2017 14:30
ASNN – Flamurtari në basketboll për meshkuj e mbyll me fitore vitin 2017, ndërsa ka mbetur në vendin e dytë. Dhe ky përfundim duhet cilësuar një rezultat i mirë, aq më tepër që skuadra vlonjate ka zhvilluar ndeshje shumë të mira.
Vlonjatët e Valentin Birçes kanë fituar edhe ndaj Skënderbeut në Vlorë. Ndeshja ka qenë në ekuilibër deri në të 5-tën minutë të pjesës së parë e më pas ka nisur shpërthimi i Flamurtarit, që ka fituar këtë 10-minutësh, 22-17.
Diferencat janë të mëdha, ndërsa në 10 minutat e dyta, Flamurtari shënon 21 pikë dhe Skënderbeu 1 pikë e në pushim shifrat qëndrojnë në 43-18. Ndeshja duket praktikisht e përfunduar.
Megjithatë, Skënderbeu kërkon të reagojë, duke e fituar pjesën e tretë 5-16 dhe në total rezultati është 48-34. Pjesa e katërt mbyllet 10-10, që fikson rezultatin përfundimtar 58-44 për Flamurtarin.
Flamurtari – Skënderbeu 58-44
(22-17, 21-1, 5-16, 10-10)
Flamurtari: Golemi, Kosta, Lilaj, Kollovi, Bacaj, Sotiri, Toska, Qana, Mëhilli, Nuredini, Zanaj, Liçaj. Trajner: V. Birçe
Skënderbeu: Bala, Simaku, Thanas, Stamuli, Topi, Duci, Bello, Dervishaj, Kostani, Gërmenji, Habip. Trajner: I. Nika
Gjyqtarë: J. Muho, E. Gjoni (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(17-20 dhjetor 2017)
Flamurtari – Skënderbeu 58-44
Goga Basket – Apolonia 71-36
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 8 8 0 705-294 16
- Flamurtari 8 6 2 432-482 14
- Apolonia 8 3 5 389-499 11
- Elbasani 8 3 5 431-547 11
- Skënderbeu 8 0 8 431-566 8