Basketboll – Meshkuj / Fitorja me Tiranën kthen entuziazmin tek Feni Industries

Share Button

basketboll-meshkuj-feni-tirana-maqedonasit-festojne-2016

Gjergj Vyshka 21.10.2016 15:15

MKK Feni Industries, të mërkurën në mbrëmje, ka realizuar fitoren e saj të parë në këtë sezon në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj. Maqedonasit kanë fituar përballë Tiranës në Kavadarci në Sallën Sportive “Jasmin”, me 41 pikë diferencë, 98-57. Në përfundim të ndeshjes, trajneri i maqedonasve, Ljupko Malinkov do të deklaronte: “Para së gjithash më duhet t’i uroj lojtarët e mi për këtë fitore të madhe”.

“Ata dhanë të mirën e tyre gjatë gjithë lojës dhe unë jam me të vërtetë i kënaqur, -vijoi ai. – Ne fituam kundër një ekipi të madh, që një javë më parë fitoi me Trepçën e Mitrovicës. Është një kundërshtar që ka bërë përparime, ndërsa ne kemi luajtur jashtëzakonisht mirë si në mbrojtje, ashtu dhe në sulm. Dhe në këtë mënyrë e kemi merituar fitoren”.

Ndërkohë lojtari më i mirë i MKK Feni Industriers, Boban Stajikj, që ka shënuar 15 pikë, do të pohonte në përfundim të ndeshjes: “Ne e kemi nisur lojën shumë mirë dhe kemi luajtur sipas asaj që kishim ndërtuar më parë. Për fat të keq gjatë lojës kemi pasur disa ulje-ngritje, sidomos në pjesën e dytë, por më pas kemi treguar klasin tonë në fushën e lojës.”

“Gjithashtu unë jam i kënaqur që edhe lojtarët tanë të rinj kanë pasur shansin për të treguar potencialin e tyre”, – ka përfunduar ai.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh