Gjergj Vyshka 04.12.2014 12:55
Për meshkuj, duke triumfuar me 43 pikë diferencë, Shehu i ka aktivizuar të gjithë. Bardheblutë nuk kanë pasur mëshirë, ndërsa kanë fituar me 62 pikë diferencë tek vajzat.
Tirana në basketboll për meshkuj dhe për femra është gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, ndërsa dje pasdite, në sallën sportive “Farie Hoti”, ka bërë bis fitoresh me Studentin, teksa ka fituar me rezultate rekordesh.
Diferencë prej 62 pikësh tek femrat, por dhe 43 pikë pikë diferencë tek meshkujt, ndërsa trajnerët e bardhebluve, Borova dhe Shehu, kanë pasur mundësinë t’i aktivizojnë të gjitha lojtarët që kanë pasur në dispozicion.
Ajo që duhet pranuar është fakti se të dy skuadrat e Studentit, edhe pse ka qenë prezent shefi i klubit, Blendi Nallbani, duket se nuk kanë pasur interes për të kaluar në gjysmëfinale e finalet e Kupës.
E kjo jo vetëm për shkak të anës financiare jo të mirë, por dhe për shkak të diferencave të mëdha që kanë me skuadrat e kreut të renditjes.
Skuadrat e kualifikuara
për në gjysmëfinale
(18-20 dhjetor 2014)
Meshkuj
Vllaznia
Tirana
Kamza Basket
Partizani
Femra
Flamurtari
Apolonia
Tirana
Kamza Basket
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale:
18 dhjetor 2014:
Vllaznia – Partizani
Tirana – Kamza Basket
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Shorti i ndeshjeve gjysmëfinale:
19 dhjetor 2014:
Flamurtari – Kamza Basket
Apolonia – Tirana
Shënim: Shorti është i caktuar sipas formulës 1-4 dhe 2-3 mbi bazën e renditjes së sezonit 2013-2014.