Gjergj Vyshka 08.02.2017 14:25
Liga Ballkanike ka qenë këtë javë për ndërkombëtarin vlonjat të basketbollit shqiptar, Erjon Hoxhaj, i cili dje ka gjykuar ndeshjen e tij të pestë për sezonin 2016-2017 në këtë veprimtari. Ai ka qenë gjyqtar i tretë në ndeshjen e grupit C mes Sutjeskës së Nikshiqit dhe Kozhuvit, të cilën malazezët e kanë fituar 84-76 (26-21, 14-16, 22-21, 22-18).
Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ka qenë boshnjaku Damir Kunoshiç, kurse i dytë boshnjaku tjetër Dragan Kralj e vëzhgues malazezi Nikola Lepetiç. Hoxhaj e gjykon për herë të 3-të Sutjeskën, sepse më parë ka qenë në dy vizita të skuadrës malazeze, më 16 nëntor 2016, Trepça Mitrovica-Sutjeska 75-73.
Dhe më 18 janar 2017 ka qenë MKK Feni Industries-Sutjeska 80-55. E po kështu ka gjykuar dhe 3 herë Kozhuvin, si dhe nga një herë Teodon e Kumanovo 2009. Kësisoj, gjyqtari Hoxhaj, që është i përfshirë dhe në Kupat e Evropës, mbetet në qendër të vëmendjes dhe në Ligën Ballkanike.
Liga Ballkanike (BIBL 2016-2017)
Basketboll – Meshkuj
Grupi C
Java e dytë
(7 shkurt 2017)
Sutjeska Nikshiq – Kozhuvi 84-76
MKK Feni Industries – Beroe Stara-Zagora 84-85
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Beroe Stara-Zagora 4 4 0 366-325 8
- Sutjeska Nikshiq 4 2 2 294-331 6
- MKK Feni Industries 4 1 3 308-308 5
- Kozhuvi 4 1 3 330-334 5