Gjergj Vyshka 11.12.2016 15:45
Elbasani në basketboll për meshkuj ka befasuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, teksa ka mundur Tirana Eagles Basket me 10 pikë diferencë. Nga një pjesë e parë e fituar nga skuadra vendëse 14-9 në përmbysjen e Elbasanit.
Verdheblutë duke pasur në lojë Biçokun, Uruçin, Lekën, Balliun, Koçiasin kanë përmbysur në të dytën, teksa e kanë fituar këtë pjesë 7-19 dhe, në pushim, shifrat janë 21-28 për Elbasanin.
12-15 e treta për miqtë dhe 33-43 për ta. Elbasani ka shkuar deri në 12 pikë epërsi, ndërsa Nasi me trepikëshat e tij është munduar ta mbajë në lojë Tirana Eagles Basket, por ka qenë pak.
Tirana Eagles Basket luan me faulla, por që nuk i jep rezultat, sepse Elbasani nuk fal nga vija e gjuajtjeve të lira. 26-26 dhe 59-69 për Elbasanin, që kështu i rikthehet pretendimeve për të qenë të paktën në “Play-off”-in për Superligën.
Tirana Eagles Basket – Elbasani 59-69
(14-9, 7-19, 12-15, 26-26)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(10 dhjetor 2016)
Tirana Eagles Basket – Elbasani 59-69
Apolonia – Partizani 55-64
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Partizani 7 7 0 523-338 14
- Tirana Eagles Basket 6 4 2 392-342 10
- Apolonia 7 2 5 382-505 9
- Elbasani 6 2 4 367-422 8
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7