AlbanianSport.com 04.10.2015 17:05
Skënderbeu në basketboll për meshkuj e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri, teksa edhe pse merr pjesë një kategori më poshtë. Dhe përsëri nuk e përballon dot kampionatin me grupin e ri, pasi çdo vit e më shumë ka rrjedhje nga kjo skuadër për shkak të politikave jo të sakta të klubit.
Skënderbeu dje ka humbur në shtëpinë e vet, madje me 30 pikë diferencë, duke treguar se është në krizë të plotë, ndërkohë që elbasanasit e kanë merituar këtë fitore. Të katër periodat e takimit kryesohen nga miqtë që në 10 minutat e para fitojnë me një pikë diferencë 12-13.
Elbasani merr krejt frenat e lojës dhe gjysma e parë mbyllet 33-46 në favorin e miqve. Edhe në pjesën e tretë Elbasani vazhdon të thellojë diferencën, ndërkohë që në fund rezultati 57-87 në favor të miqve flet qartë për lojën mjaft të dobët të Skënderbeut të koshit të meshkujve.
Skënderbeu – Elbasani 57-87
(12-13, 21-33, 10-24, 14-17)
Skënderbeu: Bala, Gj. Nika, Bellovoda, Thanas, Simaku / Habib, Topi, Duci, Stoçeni, J. Kristo, I. Kristo, Qazimlllari. Trajner: I. Nika
Elbasani: Biçoku, B. Skëndaj, Çela, Koçiasi, Leka / I. Skëndaj, Isufi, Balliu, Uruçi, Guxha, Mata, Musta. Trajner: A. Xhyra
Gjyqtarë: A. Dulçe, E. Tiko (Tiranë)