Gjergj Vyshka 07.12.2015 10:25
Ndeshja Tirana Eagles-Elbasani ka nisur me 20 minuta vonesë, sepse gjyqtari Erlambi Tiko ka ardhur nga Durrësi, atje ku ishte për ndeshje të rinjsh, jo në kohën e duhur. Teknik përjashtimi për Ambon për fyerje ndaj njërit prej gjyqtarëve. Në fakt, Tirana Eagles kishte vendosur dje për të mos bërë spektakël, ashtu sikurse e ka traditë, kjo edhe për shkak të ndarjes nga jeta të shefit të klubit shumësportësh Partizani, Mirjan Hakani.
Spektakël që është premtuar se do të jetë të dielën e ardhshme në ndeshjen me rivalen Skënderbeu. Ndërkohë ndeshja ka nisur me 20 minuta vonesë, sepse gjyqtari Erlambi Tiko, që më parë kishte qenë në ndeshjen e të rinjve Teuta-Virtus Tirana, është vonuar në kthim. Ka ndodhur kështu, të paktën edhe sipas rrëfimit të gjyqtarit, pasi ndeshja e volejbollit të moshave ka zgjatur më shumë se sa pritej.
Në pjesën e tretë është akorduar teknik përjashtimi për Ambon e Tirana Eagles, që ka ofenduar gjyqtarin Erlambi Tiko. E përtej ndonjë revolte të lojtarit, ai është mbajtur dhe është shoqëruar më pas për në dhomat e zhveshjes nga një prej drejtuesve të Tirana Eagles. Në përfundim një mbyllje e qetë e ndeshjes Tirana Eagles-Elbasani, të cilën miqtë e fituan me shumë lehtësi.