AlbanianSport.com 19/01/2024 22:00
ASNN – Finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, flasin protagonistët. Trajnerët Bilali dhe Karaj dhe titullarët Hysenagolli dhe Vogli analizojnë takimin. Përkundër pritshmërive, finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka parë të shtunën vetëm bardheblutë e Tiranës në parket, që i kanë fituar të 4 10-minutëshat e këtij takimi që u luajt në kryeqytet. Pas ndeshjes kanë folur edhe disa prej protagonistëve.
“Së pari, përgëzime Tiranës, sepse e meritoi fitoren, – ka thënë kreu i stolit të lezhjanëve të koshit, Afrim Bilali. – Kam përshtypjen se, duke e mbyllur gjysmën e parë të sezonit pa pësuar asnjë humbje, por edhe paraqitja që bëmë në gjysmëfinale një ditë më parë, bëri që lojtarët dhe skuadra të vihej nën presion dhe nuk arritëm të dalim dot në lojën tonë. Tani na mbetet të përqendrohemi tek faza e dytë e kampionatit, për të mos përsëritur gabimet që bëmë në këtë finale.”
Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, në fushë komandoi Tirana, ndjeshëm më superiore se rivalët. Besëlidhja, që komandon në kampionat, por ishte larg asaj që pritej, duke zhgënjyer tifozët e saj. Për Tiranën u dallua i sapoardhuri Aris Ajsajas, me 35 pikë e 15 topa të zotëruar në tabelë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Hamatit për lezhjanët. “Sigurisht që lojtari i ri që sapo ka ardhur na ndihmoi mjaft, sepse kam përshtypjen se kundërshtari ishte i për të gjithë lojtarët tanë, por jo për të”, – ka pohuar Karaj.
“Megjithatë, përtej këtij fakti, ne ishim përgatitur për këtë finale shumë mirë, – ka vijuar trajneri i bardhebluve. – Është e vërtetë se Besëlidhja vjen si kryesuese e gjysmës së parë të sezonit, por edhe ne jemi kampionë në fuqi dhe ky trofe i sotmi dëshmon se mbetemi kandidatë të fortë për ta ruajtur titullin.” Ndërkaq, dy titullarët bardheblu, Hysenagolli dhe Vogli, kanë theksuar se Tirana është ndërtuar për të fituar trofe dhe se do ta synojë edhe titullin.