AlbanianSport.com 15.11.2016 12:30
ASNN – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit ka bërë një paraqitje me dy fytyra këtë edicion të basketbollit vendas dhe atij rajonal. Ajo po shkëlqen në Superligën e Kosovës në Basketboll për Meshkuj, kurse në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL) njeh vetëm humbje.
Në Superligën e Kosovës, skuadra prizrenasi kryeson renditjen, me 6 fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani, kurse në BIBL është e parafundit në renditje, me 3 pikë të grumbulluara nga 3 humbjet që ka pësuar në grupin A. Por, Bashkimi po synon që fitoren ta shijojë edhe në BIBL.
Dhe këtë do ta kërkojë në ndeshjen që e luan në fushë të huaj kundër Teodos. Kjo ndeshje zhvillohet të martën, duke nisur nga ora 18:30 dhe është e vlefshme për javën e së 5-të të Grupit A. Teodo ka dy fitore dhe një humbje, por trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq, beson te skuadra e tij.