Basketboll – Meshkuj / Barleti-Eagles, tanimë një realitet afatgjatë i koshit

Share Button

AlbanianSport.com 25/01/2019 15:30

ASNN – Tirana Eagles Basket (TEB) dhe “Barleti Grup” ka rënë dakord për një bashkim shoqatash dhe tashmë Barleti-Eagles nuk do jetë me një provë apo një projekt, por realitet. “Sot Barleti grup ka mbështetur e sponsorizuar TEB, duke i shlyer debinë me FSHB-në e praktikisht duke bërë më shumë sesa një sponsorizim të thjeshtë, por duke siguruar vazhdimësinë e Shoqatës “Tirana Eagles Basket””, – thuhet në një njoftim të shpërndarë për shtyp nga shoqata në fjalë.

“Pikërisht për këtë, duke qenë i vetmi mbështetës dhe, jo vetëm këtë sezon, por edhe më parë drejtuesit dhe strukturat drejtuese të TEB kanë rënë dakord që t’i thonë po projektit të bashkimit të shoqatave tona e të përfaqësojnë Universitetin “Marin Barleti” edhe në basketbollin e meshkujve me skuadrën “Barleti-Eagles”, – vijon më tej njoftimi. – Pra, UMB-ja tashmë do ketë volejbollin e femrave dhe nga 8 shkurti me fillimin e gjysmës së dytë të sezonit aktual e në vazhdimësi, edhe skuadrën e përbashkët, Barleti -Eagles.”

“Tashme projekt-ideja e sezonit të kaluar, e Pro-Rektorit të Universitetit “Marin Barleti”, Prof. Artan Shytaj, është fakt dhe do të kristalizohet edhe në termat teknikë e ligjorë e do të marrë jetë me fillimin e fazës së dytë, –  thekson njoftimi i TEB-së. – Objektivi i skuadrës është i qartë të vazhdojë paraqitjen e gjysmës së parë, të menaxhojë dhe konsolidojë vendin e parë e të shpallet “kampion” në Kategorinë e Parë dhe të rikthehet tek më të mirët, në Superligë.”

Teksa nisja e fazës së dytë po afron dhe “Shqiponjat” e UMB-së janë në epilogun e përgatitjeve të fazës së dytë të kampionatit. Skuadra është e plotë ardhjet e Dejvis Pyllës e Marlind Laçit, që i bashkohen kështu grupit të përbërë nga Enea Gozhdarit, Orest Shytajt, Edson Gjokës, Besjan Selimajt, Arsen Dervishit, Elidjon Dedajt, Françesk Nikollit, Mirsad Adilit, Marlon Nasit dhe Lusien Kalas.

Por edhe më të rinjve Vasil Becolli Semirald Senja e Pëllumb Bisheva kanë sjellë  përforcim të  ekipit duke konsoliduar të gjitha pozicionet. “Aktualisht thjesht kemi filluar numërimin mbrapsht deri në fillimin e fazës së dytë”, – përfundon njoftimi i shpërndarë për shtyp nga Shoqata “Tirana Eagles Basket”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh