AlbanianSport.com 19.02.2016 14:20
ASNN – Trajneri i Tiranës, Roland Avrami, e ka kritikuar skuadrën e tij që e lejoi veten të kaplohej nga vetëkënaqësia dhe, për rrjedhojë, të humbte Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. “Ishim me euforinë e ndeshjes së një dite më parë me Vllazninë”, – ka pohuar ai. – Menduam se mundëm Vllazninë dhe fituam Kupën.”
“Por kjo nuk do të thotë asgjë, ajo ishte vetëm një ndeshje, – ka vijuar trajneri bardheblu. – Kupa këto ka, faktori surprizë në Kupë është i pranishëm sepse me një ndeshje teke, fiton apo humbë trofeun. Duke folur për lojën e skuadrës time mund të them se dolëm nga detyrat dhe mendoj se u dënuam shumë më tepër se kundërshtari.”
“Ne morëm 28 personale, ndërsa kundërshtari vetëm 15 të tilla, ndërsa është një diference shumë e madhe, – ka theksuar veterani i stolit në basketbollin shqiptar. -Patëm boshllëk në zbatimin e detyrave në mbulimin e lojtarëve të jashtëm dhe të atyre të brendshëm.”