AlbanianSport.com 12.03.2016 21:20
ASNN – Ardhmëria Basket ka bërë thjesht një “shëtitje” dje në Korçë pasi ka mbërritur e ka fituar dhe më pas është kthyer në kryeqytet edhe me dy pikë të tjera. Fitorja e djeshme ka qenë sërish me diferencë ndaj një Skënderbeu që vazhdon të numërojë humbjet njëra pas tjetrës.
Pjesa e parë ka pasur rivalitet deri diku, edhe pse vazhdimisht kanë kryesuar miqtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, që në fakt në këtë pjesë, më shumë është marrë me tavolinën e gjyqtarisë sesa me lojën, për disa pretendime pikësh. 17-20 do të përfundonte kjo pjesë e parë.
Ndërkohë, 20 minutat e para në fund shënonin shifrat 36-43 në favor të Ardhmërisë. Pas pushimit fillon edhe thellimi i diferencës teksa pjesa e tretë ka qenë vendimtare, ku miqtë e fitojnë këtë 10-minutësh, me shifrat 14-33, duke e çuar pas tre pjesëve rezultatin 50-76.
Në pjesën e katërt, trajneri mik aktivizon edhe lojtarët e stolit dhe Skënderbeu fiton të vetmen pjesë të ndeshjes 23-18, por në fund shifrat shënojnë 73-94, pra më 21 pikë diferencë në favor të Ardhmëria Basket.
Skënderbeu – Ardhmëria Basket 73-94
(17-20, 19-23, 14-33, 23-18)
Skënderbeu: Thanas, Simaku, Habip, Topi, Duci / Bala, Gj. Nika, Terolli, J. Kristo, Gërmenji, I. Kristo, Qazimllari. Trajner: I. Nika
Ardhmëria Basket: Fjolla, Merkaj, Shahini, Brari, Hoxha / Beliu, Qehajaj, Latifi, Seferi, Ferra, Çelmeta, Rakaj. Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: Y. Harasani, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 13-të
(12 mars 2016)
Skënderbeu – Ardhmëria Basket 73-94
Superiori – Elbasani 101-55
Tirana Eagles pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 10 9 1 733-495 19
- Superior 11 8 3 806-582 19
- Elbasani 10 7 3 767-645 17
- Skënderbeu 11 1 10 597-779 12
- Tirana Eagles 10 1 9 458-733 11