Gjergj Vyshka 26.03.2017 11:35
Ardhmëria Basket e ka befasuar Tiranën në pjesën e parë, teksa është shkëputur deri në 7 pikë diferencë dhe, më pas, bardheblutë mezi kanë rikuperuar.
17-20 për skuadrën e Bilalit pjesa e parë. E më pas shpërthimi i Tiranës. 30-12 e dyta dhe në total 47-32. E treta është 30-19 dhe, në total, 77-51.
23-18 e fundit dhe në përfundim 100-69, ndërsa Tirana vijon të fitojë, kurse Ardhmëria Basket, përtej humbjes, ka luajtur një ndeshje të mirë.
Që do të thotë se vijon të jetë një skuadër që i jep bukuri lojës, sidomos spektaklit të djeshëm të Tiranës.
Tirana – Ardhmëria Basket 100-69
(17-20, 30-12, 30-19, 23-19)
Tirana: Shima (12), Hysenagolli (25), Rame (22), Karaj (11), Hysa (1) / Lasku (12), Strazimiri, Xhonson (6), Gjeçi (2), Hasani (2), Durrsi. (7) Trajner: N. Milatoviç
Ardhmëria Basket: Sukaj (16), Shahini (4), Hoxha (6), Beqo (15), Mara (8) / Shushku (7), Huqi (6), Ferra (1), Fjolla (1), Ndoj (2), Beliu (3), Çela. Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë), J. Gokaj (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(25 mars 2017)
Të shtunën:
Tirana – Ardhmëria Basket 100-69
Vllaznia – Kamza Basket 84-61
Flamurtari – Teuta 41-69
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 19 17 2 1827-1270 36
- Vllaznia 19 14 5 1512-1266 33
- Teuta 19 13 6 1427-1309 31
- Kamza Basket 19 8 11 1404-1511 27
- Ardhmëria Basket 19 6 13 1313-1292 25
- Flamurtari 19 0 19 930-1766 19