Gjergj Vyshka 03.03.2017 10:25
Ardhmëria Basket ka bërë surprizën në Sallën Sportive të Bathores, teksa ka mundur Kamza Basketin e vendit të katërt, 60-72.
Nga një pjesë e parë e fituar nga Kamza Basket, 17-16, ka kthyer skuadra e trajnerit Afrim Bilali në 7-14 dhe në pushim 24-30.
Diferenca ka ardhur në të 3-tën, që Ardhmëria Basket e ka fituar 10-23 duke kryesuar 34-53.
10-minutëshi i fundit ishte për vendësit, që janë munduar të ngushtojnë sa më shumë; 26-19 dhe në total 60-72.
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 60-72
(17-16, 7-14, 10-23, 26-19)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 15-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 60-72
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 13:00
Vllaznia – Teuta ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 14 13 1 1348-923 27
- Teuta 14 10 4 1110-951 24
- Vllaznia 14 9 5 1109-935 23
- Kamza Basket 15 7 8 1126-1209 22
- Ardhmëria Basket 15 4 11 988-1024 18
- Flamurtari 14 0 14 683-1323 14