Gjergj Vyshka 11.03.2017 17:20
Flamurtarin në basketboll për meshkuj nuk ka “doktor ta ngjallë e ta shërojë”. Një gjendje mjerane, ndërsa tashmë skuadra e trajnerit Vladimir Birçajt është një tabelë qitjeje nga të gjithë.
Të gjithë vërsulen dhe kërkojnë të vendosin rezultate rekord, ndonëse një ditë një situatë e atillë si e Flamurtarit do t’i ndodhi të gjithëve. Birçaj thotë para ndeshjes se janë larguar të gjithë.
“Kanë mbetur vetëm Toska dhe Kollovi dhe e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është me lojtarë të rinj”, – pohon trajneri vlonjat, jo pa keqardhje. E Ardhmëria Basket nuk ka falur kusur.
Shifrat e pjesëve s’kanë nevojë për koment, ndërsa tek skuadra e drejtuar dje nga Vladimir Xheka, në mungesë të Afrim Bilalit, janë të gjithë shënues. 37-14 e para, 27-7 e dyta, 26-8 e treta dhe në total 90-29.
Vetëm në të fundit është munduar të luajë Flamurtari, por në fund përsëri ka fituar Ardhmëria Basket, 17-13 dhe në total 107-42 në një ndeshje që u bë e mërzitshme dhe aspak e lezetshme për t’u parë.
Ardhmëria Basket – Flamurtari 107-42
(37-14, 27-7, 26-8, 17-13)
Ardhmëria Basket: Shahini (12), Mara (11), Hoxha (7), Sukaj (9), Beqo (19) / Fjolla (7), Merkaj (13), Beliu (3), Shushku (11), Ferra (2), Ndoj (2), Huqi (11). Trajner: V. Xheka
Flamurtari: Kollovi (11), Sotiri (11), Toska (7), Nuredini, Liçaj (11) / Bacaj, Mëhilli, Kasimi. Trajner: V. Birçaj
Gjyqtarë: G. Hoxha, E. Allaraj (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Flamurtari 107-42
Kamza Basket – Teuta 59-72
Të shtunën:
Vllaznia – Tirana ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 15 14 1 1448-971 29
- Teuta 16 11 5 1235-1087 27
- Vllaznia 15 10 5 1186-988 25
- Kamza Basket 16 7 9 1185-1281 23
- Ardhmëria Basket 16 5 11 1095-1066 20
- Flamurtari 16 0 16 773-1530 16