AlbanianSport.com 04.02.2017 15:25
ASNN- Duket se Ardhmëria Basket ia ka marrë dorën Flamurtarit, vjen fitorja e tretë me kuqezinjtë. Flamurtari në basketboll për meshkuj vijon të humbasë, ndërsa dje në Vlorë, përballë Ardhmërisë Basket, ka bërë një nga ndeshjet më të dobëta të këtij sezoni.
Takimi nuk është ngritur asnjëherë në nivelin mesatar, ndërsa loja ka qenë tërësisht apatike. Kjo tregohet edhe nga rezultati në fund të takimit, me shumë pak pikë të shënuara, ndërsa miqtë kanë marrë nga Vlora atë rezultat që dëshironin.
Ka ndodhur kështu, sepse kanë qenë më të saktë më të qetë në lojën e tyre. E kanë zgjidhur shpejt takimin dhe më pas kanë administruar rezultatin,duke marrë një fitore me shumë vlera përballë një Flamurtari të pafuqishëm.
Flamurtari – Ardhmëria Basket 27-59
(8-20, 7-17, 7-9, 5-13)
Flamurtari: Todi, Lilaj, Kollovi, Bacaj, Sotiri / Toska, Kasimi, Mëhilli, Nuredini, Liçaj, Dede. Trajner: V. Birçaj
Ardhmëria Basket: Fjolla, Merkaj, Mara, Shahini, Beliu / Shushku, Hoxha, Sukaj, Ferra, Beqo, Huqi. Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), E. Allaraj, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Tirana – Vllaznia 73-67
Teuta – Kamza Basket 78-86
Të shtunën:
Flamurtari – Ardhmëria Basket 27-59
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 10 1 1012-734 21
- Teuta 11 8 3 868-730 19
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Kamza Basket 11 6 5 870-873 17
- Ardhmëria Basket 11 3 6 719-709 14
- Flamurtari 11 0 11 546-1016 11