Basketboll / Mblidhet kombëtarja e të rriturve, nisin ethet e Evropianit

Share Button

Avni-Ponari-Korab-Llazani-Kostandinides-flet

Gjergj Vyshka 31.07.2016 08:55

Kombëtarja e basketbollit për meshkuj, e cila do të drejtohet nga qiprioti Antonis Konstantinides dhe ndihmësit e tij Afrim Bilali dhe Endri Rumani, do të nisë sot në mjediset e Hotel “Comfort” në Rrugën “Fortuzi” në Tiranë, grumbullimin për t’u përgatitur për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017. Janë ndeshje që do të zhvillohen në periudhën 31 gusht-17 shtator 2016, ndërsa në grup me sistemin vajtje-ardhje do të kemi përballë Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Malin e Zi.

Duke qenë se ndeshjen e parë e ka në fushë të huaj, atëherë kombëtarja e Shqipërisë do të ketë shansin të provojë veten në turnetë ndërkombëtarë të Qipros dhe Estonisë, atje ku do të zhvillojë një sërë ndeshjesh miqësore. Bie në sy në listën e përzgjedhur mungesa e Klaudio Ndojës, Franko Bushatit dhe Ermal Kuqos, ndonëse ky i fundit e kishte deklaruar që më parë se, edhe për shkak të moshës e impenjimeve të tjera, nuk ishte i gatshëm për të luajtur me kuqezinjtë.

Ndërkohë pjesa tjetër janë lojtarë të kampionatit, por dhe shqiptarë që luajnë jashtë, ndërsa në fakt amerikanët e premtuar për të luajtur me kombëtaren kuqezi, ende nuk janë shfaqur. Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Basketbollit janë 19 lojtarë të përzgjedhur, të cilët janë kandidatë për këtë skuadër, ndërsa do të ketë shkurtime, sepse në fund 12 basketbollistë do të përfaqësojnë Shqipërinë. Sonte në mbrëmje, Konstantinides do të paraqesë dhe programin stërvitor, që nis dhe do të jetë rigoroz në zbatimin e tij.

Kuptohet për një kombëtare dinjitoze dhe e aftë për t’u kualifikuar, ashtu sikurse kërkon dhe presidenti Avni Ponari.

 

Lista e kombëtares së basketbollit meshkuj:

 

Elvis Dusha (Angli), Robert Shestani (Kamza Basket), Mired Jani (Tirana), Aldor Kola (SHBA), Red Vogli (Tirana), Genti Lasku (Tirana), Adriano Topalli (SHBA), Çelis Taflaj (Itali), Algert Gjonaj (Vllaznia), Marsel Aliaj (Teuta), Dod Lekndreaj (Vllaznia), Abdel Gjyzeli (Tirana), Julian Hamati (Kamza Basket), Gerti Shima (Sigal Prishtina), Besnik Biberaj (SHBA), Endrid Hysenagolli (Bashkimi Prizren), Denis Deda (SHBA), Herion Faslija (Vllaznia), Franci Zeneli (Itali)

Trajner; Antonis Kostantinides

Ndihmëstrajnerë: Afrim Bilali dhe Endri Rumani

 

Kalendari i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017

 

31 gusht 2016          Gjeorgji – Shqipëri               ora 19:00

3 shtator 2016           Shqipëri – Mali i Zi               ora 19:00

7 shtator 2016           Sllovaki – Shqipëri              ora 18:00

10 shtator 2016        Shqipëri – Gjeorgji               ora 19:00

14 shtator 2016        Mali i Zi – Shqipëri               ora 21:00

17 shtator 2016        Shqipëri – Sllovaki              ora 19:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh