Gjergj Vyshka 20.12.2015 12:15
Korab Llazani si Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka bërë rezymenë e të gjitha veprimtarive kombëtare, që nisin që nga mosha deri në 10 vjeç e përfundojnë tek të rriturit.
“2015-ta ka shërbyer si një vit rritjen e numrit të skuadrave të grupmoshave, ndërsa sot kemi veprimtari që shtrihen që nga Nën-10-vjeçarët, deri tek të rriturit, – ka thënë ai. – E gjithë ideja është ngritja e sistemit zinxhir si një vazhdimësi për lojën e koshit në të ardhmen.”
“Për shkak të mungesës së infrastrukturës kemi qenë të detyruar për t’i bërë deri tek Nën-14 vjeçarët, në formën e turneve, kurse që nga Nën-16-vjeçarët, Nën-18-vjeçarët dhe të rriturit e të rriturat janë me sistemin vajtje-ardhje”, – ka vijuar Llazani.
“Por nëse kemi prurje tek djemtë, kemi mangësi tek vajzat. Megjithatë mendoj që gjithçka do ta ketë një rritje pozitive për basketbollin”, – ka përfunduar nr. 2 i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar.