Gjergj Vyshka 28.12.2016 10:40
Në analizën e bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, janë përmendur të gjitha veprimtaritë e organizuara për meshkuj e për femra.
Për meshkuj numri i ndeshjeve në kampionat shkon 70, sikurse shkon 68 për femra. Pa harruar këtu të gjitha veprimtaritë e të rinjve dhe të rejave, apo paratërinjve dhe paratërejave me vajtje-ardhje.
Sikurse veprimtaritë e Nën-14, Nën-12, Nën-10, Nën-8-vjeçarët, por dhe ato të “streetball”-it (basketbolli 3 kundër 3 me një tabelë). E po kështu dhe kombëtaret e moshave në Evropë, apo të rriturve, e cila ka marrë dhe fitoren ndaj Sllovakisë.
Llazani nuk ka harruar të vlerësojë kurset e kualifikimit për gjyqtarë e trajnerë, që kanë ardhur në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik dhe Federatën Evropiane apo atë Botërore të Basketbollit.