Gjergj Vyshka 23.02.2017 18:45
Gentian Cici, gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit shqiptar, ka vulosur mbrëmë ndeshjen e tij të 14-të në Ligën e Kampioneve.
Ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen MHP Riesen Ludvisburg-Makabi Rand Media 84-82 (11-19, 20-16, 27-25, 26-22), e vlefshme për “play-off”.
Cici ka qenë i dytë, ndërsa gjyqtar i parë ishte serbi Aleksandar Glisiç dhe i tretë greku Jorgos Pursanidis.
Kësisoj me 14 ndeshje në Ligën e Kampioneve, 4 në “FIBA Europe Cup”, 2 në “EuroLigën” për femra, në një total 20, Cici mbetet gjithnjë i pëlqyer për arenën ndërkombëtare.
Që do të thotë se mbetet një vlerë e shtuar për basketbollin shqiptar.