Gjergj Vyshka 21.12.2016 12:30
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, është rikthyer pas dy javësh mungesë në Ligën e Kampioneve. E pikërisht në Venecia mbrëmë ka regjistruar ndeshjen e 9-të, teksa ka gjykuar si gjyqtar i tretë në ndeshjen Umana Rejer Venecia-Kimik 73-59 (19-18, 19-17, 13-16, 22-8).
Dhe, në këtë ndeshje, e cila ka qenë e vlefshme për grupin B, që është luajtur në “Venecia Mestre Palasport Talierco” kanë qenë të pranishëm 2,200 shikues. Me Cicin kanë qenë edhe spanjolli Vinsente Bulto dhe sllovaku Marek Kukelcik, kurse vëzhgues italiani Stefano Kaxro.
Që do të thotë se, deri më tani, janë plot 9 ndeshje për Cicin në Ligën e Kampioneve për meshkuj, dy në “Euro Cup” për meshkuj, 1 në Euroligë për femra dhe 1 në FIBA Europe Kup për meshkuj. Në total në një gjysmë sezoni, 13 ndeshje ndërkombëtare për Gentian Cicin.