Basketboll / Liga Ballkanike për gjyqtarin Ervin Koçi & vëzhguesin Stavri Bello

Share Button

Basketboll-Ervin-Koci-2016

Gjergj Vyshka 24.02.2016 17:40

Liga Ballkanike e Basketbollit të Meshkujve (SIGAL UNIQA BIBL) këtë javë ka pasur edhe emrat e dy shqiptarëve. Njëri në fushën e gjykimit dhe tjetri në fushën e vëzhgimit dhe të komisarit të ndeshjes me stemën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Ervin Koçin, i cili ka qenë arbitër i dytë dje në Stara-Zagora, atje ku skuadra vendëse Beroe ka pritur Bashkimin e Prizrenit. Një ndeshje që është fituar nga skuadra bullgare 90-80 (21-23, 26-20, 19-20, 24-17).
Për t’u evidentuar është fakti se ka luajtur me Bashkimin e Prizrenit lojtari i kombëtares shqiptare, Endrit Hysenagolli, i cili në 15 minuta aktivizim ka realizuar vetëm dy pikë. Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ka qenë rumuni Siprian Stoica, kurse i tretë maqedonasi Aleksandar Pavlo dhe vëzhgues i ndeshjes bullgari Kamen Toshev. Për Koçin kjo është ndeshja e tretë në Ligën Ballkanike, teksa më parë ka qenë më 13 tetor 2015 në takimin Bashkim i Prizrenit-Peja 82-73.
Dhe më pas më 9 shkurt, së bashku me ndërkombëtarin tjetër Gentian Cici, ka qenë në takimin Teodo-Beroe Stara-Zagora 76-66. Ndërkohë po dje në mbrëmje në Ligën Ballkanike ka qenë në rolin e vëzhguesit për të pestën herë këtë sezon edhe Stavri Bello. Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur në Pallatin e Sportit “26 Prill” i Gjevgjelias mes Kozhuvit vendës dhe bullgarëve të Levskit 2014. Këtë ndeshje e ka fituar thellësisht skuadra e Kozhuvit, 99-72 (32-15, 11-29, 26-14, 30-14).
Bello ka qenë vëzhgues për treshen malazeze Zoran Sutuloviç, Zdravko Ruteshiç dhe Milosav Kaludjeroviç. Në katër ndeshjet e para, Bello vëzhgues në Ligën Ballkanike ka qenë më 13 tetor 2015, Bashkimi i Prizrenit-Peja 82-73. Më pas më 11 nëntor 2015, Peja-BC Levski 2014 75-68. Për të vijuar më pas 9 shkurt 2016 SIGAL Prishtina-BC Levski 2014 89-66 dhe më 10 shkurt 2016 Peja-Kozhuv 77-76.
Parë kështu me pesë ndeshje në Ligën Ballkanike, një në “FIBA Europe Cup” për meshkuj, një në “Euro Cup” për femra dhe një në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2017 për femra, Bello mbetet gjithnjë në qendër të vëmendjes së ndërkombëtarëve. Sikurse ndodhe dhe me tre gjyqtarët shqiptar, Cici, Koçi dhe Hoxhaj. Pra në tërësinë e vet, qoftë në fushën e gjykimit, por dhe në atë të vëzhgimit, basketbolli shqiptar vlerësohet. Dhe kjo nuk është pak.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh