Basketboll / Lasku: Konstantinidesi, më i përgatituri, loja e tij synon rezultatin

Share Button

Basketboll-Kombetarja-Gent-Lasku-bust

Gjergj Vyshka 16.08.2016 18:00

Kombëtarja gati për miqësoret. Për shkak dëmtimesh janë larguar deri më tani Marsel Aliaj, Herjon Faslija, Dod Lekndreaj dhe Julian Hamati. Të gjithë të tjerët të gatshëm për miqësoret në Qipro dhe Estoni. Kombëtarja e basketbollit të meshkujve, që është duke u përgatitur për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017, tashmë është gati për ndeshjet e saj miqësore. Siç është thënë dhe më parë, Shqipëria do të jetë në Qipro nga data 17, deri më 22 gusht 2016, përballë skuadrës vendëse, Estonisë dhe Katarit. Ndërsa nga data 23, deri më 27 gusht 2016, do të jetë në Estoni po përballë ekipit vendës, Izraelit dhe Ukrainës.

Për Genti Laskun, lojtarin e Tiranës, Kostantinides është trajner shumë i përgatitur me një filozofi të lojës së tij për të marrë rezultatin. “Më duhet të them. – thotë Lasku për “Sport Ekspres”, – se në kaq vite që kam unë në ekipin kombëtar, duke e marrë që tek moshat, por duke pasur parasysh sa trajnerë kam kaluar, të huaj e vendës, mendoj se ky është më i përgatituri. Ka një filozofi të lojës së tij që kërkon të zbatohet me përpikëri. Është trajner më shumë mbrojtës, sepse vetëm kështu e do ta arrijë dhe fitoren. Për të nuk ka rëndësi se si arrihet, por vetëm me një mbrojtje të fortë dhe të disiplinuar mund të merret fitorja dhe me një pikë.”

“Një filozofi që mua më pëlqen dhe më duket e mirë, – ka vijuar ai. – Ne duhet të jemi me objektiva modeste duke marrë parasysh dhe kundërshtarët që do të kemi përballë, sepse Gjeorgjia dhe Mali i Zi janë të nivelit të Spanjës. Pak më poshtë është Sllovakia, por më lart se ne. Kështu që duke llogaritur dhe mungesat, atëherë ne duhet të bëjmë atë lojën tonë sipas filozofisë së tij, të marrim sa të mundemi e pastaj të mendojmë për të ardhmen”. Lasku vlerëson faktin që Kostantinidesi ka një staf të gjerë nga pas. “Sepse kështu është më i qetë të bëjë anën taktike të mbrojtjes dhe të sulmit dhe secili merret me punën e tij që duhet”, – thotë basketbollisti bardheblu.

“Pasi vetëm në Shqipëri një trajner bën përgatitësin atletik, mjekun, merret me uniformat dhe biletat e avionit dhe të tjera këto, – vijon ai. – Duhet të mësohemi të jemi kështu siç është ndërtuar tani kombëtarja.” Nga pas Konstantinidesit janë ndihmësit Afrim Bilali, Endri Rumani dhe Albert Sylejmani, si dhe dy fizioterapistët Eno Mirushi dhe Sabahat Kastratri. E ndërkohë jemi në prag të dy turneve miqësorë dhe Lasku pohon: “Një kombëtare pa ndeshje miqësore nuk mund të shkojë në ndeshjet zyrtare. Sidomos ne që jemi kombëtare heterogjene me lojtarë kampionati dhe të ardhur nga jashtë. Pra, 5-6 miqësore ndihmojnë skuadrën të konsolidohet.”

“Aq më tepër që bota i mbyll që një vit përpara, – shton ai. – Unë them se na shërbejnë këto miqësore”. E duke mbyllur përveç të dëmtuarve, Lasku llogarit dhe mungesat e Kuqos, Ndojës dhe Bushatit. “Sepse sa më shumë lojtarë të jenë, aq më të lehtë e bëjnë seleksionimin e kombëtare. Sidoqoftë, unë mendoj që jemi në një rrugë të mirë, shpresojmë të bëjmë ndeshje të mira si në miqësore, ashtu dhe në Eliminatore”, ka përfunduar lojtarin e Tiranës, Genti Lasku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh