AlbanianSport.com 13/01/2019 18:40
ASNN – Të shtunën u luajtën ndeshjet paraeliminatore të Kupës së Shqipërisë, si për meshkuj dhe për femra. Në realitet duhej të luheshin katër takime, nga dy në secilën gjini, por në fakt u luajtën vetëm dy takime, me protagoniste Apoloninë e Fierit, e cila, si për meshkuj dhe për femra, shkroi fitore, duke kaluar në turin tjetër.
Ndeshjet e Skënderbeut, meshkuj femra, nuk u luajtën, pasi rivalët e tyre, respektivisht Elbasani për meshkuj dhe Kamza për femra, nuk u paraqitën në ndeshje dhe pësojnë humbje në tavolinë. Pra për Skënderbeun ishte sukses pa zbritur fare në parket.
Tek meshkuj, në turin paraeliminator, Apolonia mundi Flamurtarin në Vlorë me shifrat 51-49. Dy pikë diferencë, por mjaftueshëm për të kaluar më tej. Kurse tek femrat, turi paraeliminator i dha të drejtë skuadrës fierake të Apolonisë, e cila mundi Partizanin 55-30, diferencë që nuk ka nevojë për koment. Në tabelën e mëposhtme jepen ndeshjet, rezultatet dhe kalendari në turet në vijim.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Turi paraeliminator:
12 janar 2019:
Ndeshja 1 – Flamurtari – Apolonia 49-51
Ndeshja 2 – Skënderbeu – Elbasani (nuk u zhvillua)
Turi i parë:
16 janar 2019:
Ndeshja 3 – Invejdërs – Apolonia (15:00)
Ndeshja 4 – Tirana Eagles Basket – Skënderbeu (17:00)
Çerekfinalet:
23 janar 2019:
Goga Basket – Fituesja Ndeshja 3 (17:00)
Partizani – Fituesja Ndeshja 4 (18:00)
Teuta – Vllaznia (18:00)
Tirana – Kamza Basket (17:00)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Turi i parë:
12 janar 2019:
Ndeshja 1 – Apolonia – Partizani 55-30
Ndeshja 2 – Skënderbeu – Kamza Basket (nuk u zhvillua)
Çerekfinalet:
23 janar 2019:
SHKBF Tirana -Fituesja Ndeshja 2 (15:00)
SHBF Tirana – Fituesja Ndeshja 1 (15:00)
Flamurtari – Elbasani (12:00)
Vllaznia – Studenti (14:00)